Ish drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj firmosi ditën e sotme kontratën e bashkëpunimit me presidentin “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi duke zyrtarizuar bashkimin me projektin më të ri të televizionit.
Nga sot ajo është drejtoreshë e Programacionit dhe e Prodhimit e “Yldon Media Group” – Rtv Ora dhe Ora News.

Shehaj ka mbajtur poste të rëndësishme të administratës, si atë të drejtoreshës së Tatimeve, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, si dhe të kryetares së Task Forcës për Bregdetin, tani do të ketë një pozicion kyç në një ndër televizionet më të rëndësishme në tregun e medies shqiptare.

