TË FUNDIT

Video/ Elvana Gjata kurorëzon martesën e Jonida Vokshit

Jonida Vokshi dhe aktori kosovar Besnik Krapi, kanë kurorëzuar të shtunën dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore buzë detit.

Një dekor mbresëlënës plot detaje dhe art i mahniti të gjithë.

Ajo çfarë ra në sy ishte thjeshtësia e Jonidës, çka  e bëri atë të dukej akoma edhe më bukur.

Jonida i kishte  besuar Elvana Gjatës, mikes së saj të ngushtë, celebrimin në martesë.

Për ceremoninë e celebrimit, Jonida kishte zgjedhur një fustan të ngushtë pas trupit, minimalit. Grimi shumë natyral e gjithashtu edhe flokët.

Elvana, veshur me një fustan atllas në ngjyrë lejla, shoqëruar me disa pupla në pjesën e bustit, dhe me një të çarë që i shkonte deri në brez, lexoi betimet dhe qëndroi përballë mikeshës së saj dhe aktorit kosovar ndërsa ata  i thanë “Po” njëri-tjetrit.

Gjithçka kaloi në një atmosferë të këndshme dhe festive, ndërsa kulmet e dasmës padyshim ishin kërcimi i çiftit të aktorëve dhe ai i Jonidës me Elvanës.

Siç duket nga videot e bëra publike, si Jonida ashtu edhe partneri i saj Besniku, dukeshin të zhveshur nga emocionet e tepërta  dhe  shijuan çdo moment nga dasma e tyre.

View this post on Instagram

Jonida dhe Elvana😍 @jonidavokshiofficial @elvanagjataaaa

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

View this post on Instagram

Djegia e shamisë së beqarit😍 @jonidavokshiofficial @besnikkrapi Video: @elonaduro

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

View this post on Instagram

Djegia e shamisë së beqarit😍 @jonidavokshiofficial @besnikkrapi Video: @elonaduro

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat