TË FUNDIT

Miley Cyrus “thumbon” dy ish-partnerët pas ndarjes

Këngëtarja 26-vjeçsre, Miley Cyrus rreth dy muaj më parë u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Liam Hemsworth, për të vazhduar romancën  me të dashurën Kaitlynn Carter, 31 vjeç.

Pas ndarjes nga kjo e fundit Miley ka dalë në përfundimin se vetëm kafshët mund të të duan pa kushte.

Ajo ka pozuar përkrah dy qenve të saj në një foto të publikuar në Instagram, të cilën e shoqëron me një postim thumbues për dy ish-ët e saj.

Ajo shkruajti dje se pjesa më e mirë e dashurisë së kafshëve është se ata nuk të pyesin në lidhje me seksin, moshën, racën, por duan të marrin dhe të japin vetëm dashuri.

“Mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes është të jem e rrethuar nga kafshët. Unë kujtohem menjëherë për dashurinë pa kushte.

Pjesa më e mirë e kafshëve është se atyre nuk ju interesojnë detajet. Ata jetojnë me rregullin e artë: Duaj dhe do të duan. Asgjë në mes.Asnjë pyetje që lidhet me shëndetin, karrierën, talentin, racën, moshën, seksin.Ata të duan 100 herë më shumë! Gjithçka që duan është të kujdesesh për të dhënë besnikëri dhe besueshmëri. (më kujtojnë dikë)”, shkruan këngëtarja.

Edhe pse ajo nuk përmendi asnjë emër, postimi duket se i referohet ish-burrit të saj dhe të dashurës së fundit.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat