TË FUNDIT

Video/ 617 kg kokainë nën logon e “K.F.Elbasani”, ja ç’shkruajnë mediat italiane

Mediat italiane kanë rikthyer edhe njëherë çështjen e trafikut të drogave të forta nga Amerika Latine dhe Lindja, që sipas tyre kanë Shqipërinë si nyje kryesore të shpërndarjes, më pas në Evropë.

“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria” shkruan “Rai3”, ndërsa ndalet te sasia prej 617 kg kokainë që u sekuestrua në Brazil në fillim të shtatorit, ndërsa pakot ishin me logon e ekipit të futbollit ‘K.F. Elbasani’.

“Mafia shqiptare ka lidhur marrëveshje me kartelet amerikano-latinë të drogës. Një muaj e gjysmë më parë në Brazil u sekuestruan 617kg kokainë e pastër që në pako mbante logon e klubit të futbollit KF Elbasani, një qytet në qendër të vendit i konsideruar një nyjë e trafikut të heroinës që vjen në rrugë tokësore nga Afganistani dhe kokainës që vjen në bordin e anijeve që vijnë direkt në portet e Vlorës dhe Durrësit” shkruan “Rai3”.

Drejtuesi i prokurorisë së Kantanzaros shprehet se mafia duhet luftuar në Shqipëri.

“Ne i shohim shqiptarët në marrëveshje me Ndragheta për trafikun e kokainës. Nëse askush nuk përballet me mafian shqiptare në Shqipëri, këta mafiozë shqiptarë do të bëhen të gjithëpushtetshëm” shprehet Nicola Gratteri.

https://www.facebook.com/tg3rai/videos/3528039460570152/?v=3528039460570152

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat