TË FUNDIT

Basha te Unaza së re, tregon arsyen kryesore pse nuk po shkojmë drejt BE-së

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në protestën, tashmë rekord të banorëve të Unazës së Re, të cilët kanë dalë të protestojë si çdo natë tjetër, kundër shembjes së banesave të tyre.

Në fjalën e tij Basha foli edhe për situatën politike në vend.  “Nuk shkohet në Europë me një kryeministër hajdut.  E keqja e madhe ka zaptuar Tiranën. Shqipëria si Europa është një urdhëresë e shenjtë për PD-në dhe këtë gjë do ta arrijmë vetëm kur të largohet Edi Rama.

Policët i shërbejnë një hajduti kronik si Rama. Shteti i korruptuar nuk nis hetime ndaj Ramës që do të gllabëronte 40 milionë euro me projektin e Unazës së Madhe,”- shprehet Basha para banorëve. Ditët e fundit janë shoqëruar disa protestues, banorë të ksaj zone pasi me ndryshimet e bëra në Kodin Penal, kushdo që bllokon rrugën duhet të arrestohet dhe në rast dënimi rrezikon deri në 3 vjet heqje lirie.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat