TË FUNDIT

Motra e Kacifas e tmerruar: Kam frikë për sigurinë e prindërve

Kostandino Kacifas u vra në fshatin Bularat të qarkut Gjirokastër pasi hapi zjarr ndaj forcave të Renea-s.

Pas ndalimeve të punës për memorialin e Kacifas, ka reaguar menjëherë motra  e tij, Ermioni ku është shprehur e frikësuar për sigurinë e prindërve.

“Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore”-ka thënë ajo për gazetën greke “Protothema”.

Motra e Kacifas tha se do të ndërtonin një memorial të vogël në kujtim të vëllait të saj.

“Kishim shumë punë duke ngarkuar 400 pllaka, tulla, 40 thasë me rërë dhe çimento, dhe gjithashtu ndërtuam rezervuare uji për punën. Në mëngjes prindërit shkuan në vend dhe panë që të gjitha ishin shkatërruar. Është një tjetër element i terrorit që prindërit e mi po përjetojnë atje. Kam frikë për sigurinë e prindërve të mi. Klima është shumë armiqësore.”, u shpreh Ermioni Kacifas.

Pak ditë më parë Vangjel Barka banues në Gjirokastër është vënë nën hetim pasi tentoi të ndërtojë një memorial grekut të vrarë nga policia shqiptare pasi hapi zjarr ndaj tyre, Kostandin Kacifas.

Me kërkesë të familjes së 35-vjeçarit, Barka kishte nisur ndërtimin e një brezi betoni, duke përgatitur terrenin ndërtimin e një memoriali pasi pas disa ditësh është dhe 1 vjetori i vdekjes së Konstandino Kacifas.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat