TË FUNDIT

Terroristi i dënuar për drogë u ‘fal’ nga gjykata, apeli i fortë i Mentor Kikisë: Futini në burg ata që…

Të dënohen 3 gjyqtarët që caktuan masën ‘’arrest shtëpie’’ për Abdulselam Turgut, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili rezultoi sot se ishte pjesë e organizatës terroriste ‘’QUDS’’.

Apeli vjen nga gazetari i njohur Mentor Kikia, i cili e quajti skandaloz faktin që një person i kërkuar në 5 shtete dhe i kapur me 1 ton drogë të nxirret nga burgu. Ai fajëson gjyqtarët Gjin Gjoni, Agron Papajanin dhe Hysni Demirajn si fajtorët kryesorë që nuk garantuan ekstradimin e Turgut drejt Gjermanisë, ku ishte i dënuar.

Në fund, Kikia kërkon që të pyetet dhe Bamir Topi me Kreshnik Spahiun në lidhje me këtë rast, teksa në 2011 ushtronin funksionin e kreut dhe n/kryetarit të KLD-së.

“Meqë trafikanti iku, arrestoni gjykatësit. Bëni drejtësi!Nuk reshtëm së bërtituri atë kohë për këtë skandal. Kemi shkruar e folur pa fund për lirimin e trafikantit turk që sot doli një nga anëtarët e celulës terroriste iraniane. Por askush nuk deshi të dëgjojë. Një bandë gjykatësish vazhduan të qetë karrierën e zhvatjes. Nuk kishte ndodhur asnjëherë që një trafikant, që kërkohet në 5 shtete për 1 ton kokainë, të nxirret nga burgu e të sigurohet në arrest shtëpie. E ku, në një vend pa adresë. Di njeri të thotë ku bie shtëpia: Kthesa e Kamzës, kati i 8? Nuk ka asnjë. Ose ka qindra shtëpi që janë në katin e 8 në dhjetëra pallate tek Kthesa e Kamzës. Ku janë sot këta gjyqtarë? Përse nuk arrestohen? Gjin Gjoni ka marrë edhe leje lindjeje për të shtyrë vettingun.

Reforma thjeshtë disa prej tyre i ka përjashtuar, por po gëzojnë të qetë paratë e trafikantit turk.

KLD kryesohej atëkohë nga Bamir Topi, President i Republike dhe Kreshnik Spahiu, nënkryetar. Mund te dine edhe këta ndonjë gjë”, shkruan Mentor Kikia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat