Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ai do t’u japë deputetëve më shumë kohë për të debatuar mbi marrëveshjen e Brexit, por vetëm nëse ata bien dakord për zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor.
Johnson pret që BE të japë një shtyrje të afatit të 31 tetorit, edhe pse ai “me të vërtetë” nuk e dëshiron një gjë të tillë.
Ai i kërkoi Laburistëve që të mbështesin zgjedhjet e parakohshme në një votim që ai planifikon të zhvillojë javën e ardhshme.
Ditën e premte BE pritet të japë verdiktin e saj për shtyrjen e Brexit për tre muaj, ose më pak kohë se kaq.
Në një letër drejtuar liderit të Laburistëve, Jeremy Corbyn, kryeministri Johnson thotë se “opsioni i tij i preferuar” është një shtyrje e shkurtër “deri në 15 ose 30 nëntor”.
Në një rast të tillë, Johnson do të përpiqet të aprovojë marrëveshjen e tij përmes Parlamentit përsëri, me mbështetjen e Laburistëve.
Kryeministri shton se ai “supozon se Corbyn” do të bashkëpunojë me mua për të miratuar marrëveshjen tonë të re Brexit, kështu që ne të dalim nga BE me një marrëveshje të re sesa pa asnjë marrëveshje”. /real-news.tv/

