Lideri i Vetëvendosjes, njëherazi fituesi i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Sipas asaj që shkruan Meta në rrjetet sociale në takim, ndër të tjera, u theksua se Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit.
“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.
Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, shkruan Meta.

