TË FUNDIT

BREXIT shtyhet në 31 janar 2020

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord në parim për të shtyrë afatin e Brexit deri më 31 janar 2020 – që do të thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të largohet të enjten siç ishte planifikuar.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk tha se Mbretëria e Bashkuar mund të largohet para afatit nëse aprovohet një marrëveshje nga Parlamenti.

Ky vendim në një kohë kur deputetët po përgatiten të votojnë propozimet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme në 12 dhjetor.

Mbretëria e Bashkuar duhej të linte BE të enjten, por Johnson u detyrua të kërkojë një shtyrje të afatit pasi Parlamenti nuk aprovoi marrëveshjen e Brexit.

Kryeministri kishte thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të linte në afatin e 31 tetorit me ose pa një marrëveshje, por ligji – i njohur si Akti i Benn – kërkon që ai të pranojë ofertën e BE-së për  shtyrjen e Brexit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat