Koreja e Veriut ka testuar dy raketa të paidentifikuara në det, ka njoftuar ushtria koreano-jugore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, objektet “duket se kanë qenë raketa balistike”.
Në rast se ky njoftim konfirmohet, kjo do të shënonte herën e 12-të që Koreja e Veriut teston raketa këtë vit.
Më herët gjatë këtij muaji, Koreja e Veriut testoi një lloj të ri të raketës, që besohet se është nisur nga një nëndetëse.
Raketa, në teori, është thënë se ka kapacitet për të bartur armë bërthamore.
Raketat e lëshuara të enjten janë nisur nga Deti Lindor, i njohur ndryshe edhe si Deti i Japonisë.
Koreja e Veriut besohet se posedon raketa me kapacitet për të arritur në tokën amerikane.
Ky vend po ashtu pretendon se ka bombë bërthamore që mund t’i bashkëngjitet raketës.
Ky lajm vjen në kohën kur bisedimet mes Phenianit dhe Uashingtonit për çështjen bërthamore janë pezulluar./real-news.tv/

