TË FUNDIT

Po fliste “live” me kamer / Makina përplaset me bordurën, humb jetën këngëtari në Durrës

Një aksident me vdekje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.

Një makinë tip “Renault Clio” ka dalë nga rruga dhe është përplasur më pas me bordurën dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi  Erjon Beli.

Mësohet se viktima ishte nga Kavaja, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate.
Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër.
Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat