Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të Lartë (A) atmosferik me qendër kryesore në Evropën Verilindore cila po do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit në territorin e Shqipërisë gjatë fundjavës.
Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 14/23°C
Zonat bregdetare 15/21°C

