Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është duke përgatitur një model të për deklarimin e të ardhurave individuale të personave që janë të punësuar në më shumë se dy vende.
“Për ato kategori të punësuarish të cilët nuk janë subjekt deklarimi aktualisht dhe do të fillojnë të jenë subjekt deklarimi të krijojnë një model të veçantë në mënyrë që të jetë një formë e thjeshtuar për aot individ që kanë vetëm përfitim pagash dhe jo të ardhura të tjera si qira apo dividend.” tha Ibrahimaj.
Ne paketën fiskale të vitit të ardhshëm qeveria parashikon se personat e dy punësuar duhet të bëjnë deklarim vjetor te nivelit të të ardhurave që ata kanë. Nisma për drejtorinë e përgjithshme te tatimeve nuk ka të bëjë me arkëtimin e të ardhurve shtesë por me vendosjen e barazisë ndërmjet individëve.
“Kjo politikë nuk është një politikë e ndërmarrë me qëllim që të rriten të ardhurat e buxhetit të shtetit është një politikë e ndërmarrë për të krijuar barazi ndërmjet individëve që kanë të ardhura të barabarta.” u shpreh Ibrahimaj.
Tatimet ilustruan një rast se si sot personat e dypunësuar paguajnë më pak se sa ata që kanë një rrogë, për të njëjtin nivel të ardhurash.
“Kështu një individ që merr një pagë të vetme prej 58 mijë lekë në muaj tek një punëdhënës paguan 3640 lekë tatim mbi pagën (28000×13%), ndërsa një individ që merr dy paga nga 29 mijë në muaj tek dy punëdhënës të ndryshëm paguan zero leke tatim mbi pagat. Nga ana tjetër në rastet e dy apo më shumë punësimeve individët i shmangen formulës së llogaritjes progresive të tatimit mbi pagat, duke zbritur shumën 30 mijë lekë si te patatueshme tek të gjitha pagat qe përfitojnë nga punëdhënës të ndryshëm” tha ajo.
Ndryshimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat rrit pagesën e taksës mbi pagën për 24 mijë persona. Sipas tatimeve profesionet që preken më shumë nga kjo nismë janë arkitektët, inxhinierët, juristët, kuzhinierët.

