TË FUNDIT

Zgjedhjet në Londër/ Laburistët zbulojnë planin ‘radikal’ për të rimarrë Britaninë

Udhëheqësi i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, zbuloi të enjten programin zgjedhor të partisë së tij, duke vendosur plane radikale për të shndërruar Britaninë me rritje të pagave në sektorin publik, taksa më të larta për kompanitë dhe një ekonomi të fortë.

Vizioni socialist i liderit të opozitës Corbyn, përfshirën shërbime publike falas, realizimin e Brexit brenda gjashtë muajve dhe ndërtimin e një “ekonomie dinamike të tregut”.

Duke folur në Birmingham, Corbyn përcaktoi planet e tij, duke ofruar diçka për pothuajse të gjithë në Britani – nga ndihma për prindërit me fëmijë të vegjël deri në arsimin falas në universitet dhe më shumë para për kujdesin ndaj të moshuarve.

Në një fjalim të shoqëruar nga duartrokitjet dhe ovacionet e përkrahësve, ai premtoi të mbështesë njerëzit e thjeshtë kundër “bankierëve, miliarderëve dhe institucioneve”, të cilët sipas tij po luftojnë për të mbajtur një sistem “të manipuluar në favor të tyre”.

“Programi ynë është një program për shpresë, kjo është çfarë ofron ky dokument – një program që do të sjellë ndryshim të vërtetë,” tha Corbyn, duke përshkruar qasjen e tij si “plani më radikal dhe ambicioz” në dekada.

Për sa i përket Brexit, lideri i Laburistëve premton se ai do të zgjidhë Brexit brenda”gjashtë muajve”, me një marrëveshje të re daljeje të vendosur në një referendum të dytë, si një mënyrë për të bashkuar vendin./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat