TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2019

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga aktiviteti i qëndrës me presion të ulët (U) atmosferik e cila do të rikthejë në  territorin e Shqipërisë dhe Kosovë  mot të pastabilizuar me rreshje shiu.

Moti do të  jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në pjesën e dytë të ditës në Jug dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Lindje (E) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0- 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë në mëngjes dhe rënie në mesditë.

 

Temperaturat min dhe max:

 

Zonat  malore  4/13°C

 

Zonat e ulëta  5/19°C

 

Zonat bregdetare 10/19°C

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat