Të paktën 43 njerëz kanë humbur jetën në një zjarr të madh në një fabrikë në kryeqytetin Indian, Delhi.
Zjarri shpërtheu në ndërtesën gjashtëkatëshe në lagjen e vjetër të qytetit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Sipas shërbimeve të shpëtimit, qindra punëtorë ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila prodhon çanta. Ka frikë se numri i viktimave do të rritet më tej.
Ministri i Brendshëm Amit Shah e quajti këtë një “humbje tragjike”. Ndërsa, kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet “po sigurojnë të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë”.
Zjarrfikësit e morën thirrjen e parë për zjarrin në 05:22 me kohën lokale të dielën.
Zona ku ndodhet fabrika “Sadar Pazari” është tregu më i madh tregtar i qytetit. Një numër i personave të lënduarve tani po trajtohen në spitalet e qytetit. Shkaku i zjarrit po hetohet.
Të lënduarit po trajtohen në spitalin e qytetit.

