TË FUNDIT

Komiteti Gjyqësor miraton akuzat ndaj presidentit Trump

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve ka miratuar dy akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump.

Tani, dokumenti kalon për votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën që vjen.

Vota e komitetit ishte e ndarë në linja partiake, mes republikanëve dhe demokratëve.

Udhëheqësit demokratë u kërkuan ligjvënësve të “dëgjojnë ndërgjegjen e tyre” para se të votojnë.

Donald Trump, është presidenti i katërt i SHBA-së që përballet me procesin e shkarkimit.

Ai përballet me dy akuza: për abuzim të pushtetit dhe për pengim të punës së Kongresit.

Presidenti Trump dyshohet se i ka kërkuar ndihmë homologut ukrainas, për të hetuar sfiduesin e tij të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2020, Joe Biden.

Ai është akuzuar gjithashtu për pengimin e punës së Kongresit, pasi ligjvënësit thonë se ai nuk ka bashkëpunuar në procesin e hetimit.

Trump ka mohuar çdo keqbërje dhe e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash”.

Republikanët kanë bërë përpjekje ta bllokojnë procesin, duke e cilësuar si sulm të paligjshëm mbi presidentin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat