Një vrasje me armë zj.arri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Raportohet se ka mbetur i vrarë Enver Borici 52 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kadri Qystri”.
Enver Borici, ish-anëtar i bandës së Lushnjës ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë, ku në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 52-vjeçarit.
Bëhet e ditur se Enver Boriçi është vëllai i Arben Boriçit, edhe ky një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, dhe njihet si krahu i djathtë të Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.
Aktualisht vëllai i pronarit të lokalit është në burg, ndërsa nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me të shkuarën e tij.