Sektori i transporteve në Francë vazhdon grevën kundër reformës së pensioneve.
Ata njoftojnë se greva mund të zgjasë deri në Krishtlindje pavarësisht ftesës për dialog nga qeveria, që zbuloi dy ditë më parë përmbajtjen e “zbutur” të projektit duke rritur nervozizmin e të gjitha sindikatave duke përfshirë këtu dhe ato që mbështesnin parimisht reformën.
“Kjo është një reformë rithemeluese para së gjithash,” deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron, duke e konsideruar atë një projekt “historik për vendin”, në përgjigje të pyetjeve këmbëngulëse nga shtypi në Bruksel.

