Shpeshherë shikojmë video me propozime të veçanta për martesë, por pasi të shihni se çfarë ka bërë ky djalë do të kuptoni që ky është më i bukuri.
Lee Loechler, një kineast nga Boston, shpenzoi gjashtë muaj për të përgatitur propozimin për të dashurën e tij dhe gjeti një mënyrë mjaft interesante për ta bërë këtë.
Lee e ftoi të dashurën e tij, Sthuthi David, në një kinema për të parë filmin e saj të preferuar të animuar. “Bukuroshja e Fjetur” nuk ishte shfaqur kurrë me një princeshë ezmere dhe një princ me sy që i shkëlqenin. Teksa po shihte skenën ikonike, fytyra e Shtuthi-t ka marrë një pamje habie. Pse personazhet e animuar po i ngjasonin me dy persona që ajo i njihte shumë mirë?
Për 6 muaj me radhë, Lee kishte punuar që personazhet të dukeshin si çifti në jetë reale, ndërsa një punë intensive ishte bërë edhe për devijimin e linjës së historisë. Princi i propozoi Bukuroshes së Fjetur duke mbajtur një kuti me unazë në dorë, të cilën e hodhi jashtë kuadrit, për të përfunduar në duart e Lee si publik në sallë.
Filmi ndalon, Loechler ulet në gjunjë dhe i thotë të dashurës: “Të dua me gjithë zemër, me gjithë ventrikulat, atriumet dhe valvulat e saj.” Ndalon për pak dhe i shpjegon audiencës se ajo është kardiologe. Më pas e pyet: “Dr. Sthuthi David, a do të jetosh e lumtur përgjithnjë krah meje?” Dhe ajo tha po, turma shpërtheu në brohorima, në sfond filloi të luhej “Once Upon A Dream.”
“Punova për gjashtë muaj me një ilustrator që të animoja veten dhe të dashurën në filmin e saj të preferuar, Bukuroshja e Fjetur,” shkruan ai në YouTube, nën videon e propozimit. Më 30 dhjetor, ai mbushi sallën e kinemasë me familjarë dhe miq dhe shpresoi që gjithçka të shkonte mirë.
E si mund të mos i thuash “Po” një propozimi të tillë?

