Një ngjarje e rëndë do trondiste Elbasanin në mesnatë. Fill pas ngjarjes së rëndë, detaje të reja dolën në dritë.
Mësohet se në afërsi të vendit të quajtur “shatërvani” një person ka mbetur i plagosur si pasojë e goditjes me armë zjarri. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Kei Piu (Piku), i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip foristrade AA 767 XO.
Teksa është ndalur në afërsi të një lokali, në qendër të Elbasanit, është qëlluar nga një person. Dyshohet se 23 vjecari ka pasur një debat përpara se të qëllohej. Aktualisht ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit i plagosur rëndë pasi ka marrë tre plumba në trup.
Ndërkohë policia ka dhënë dhe detajet e para të kësaj ngjarje.

