Mund të duket e pabesueshme por çokollata e zezë mund të parandalojë diabetin. Sipas një studimi të ri,kjo gjë vjen falë një përbërësi që zmadhon sekrecionin e insulinës nga disa qeliza specifike.
Përbërësi gjendet në kokrrat e kakaos, dhe njihet si monomer epicatechin.
Ky studimi është kryer momentalisht vetëm tek kafshët, por gjithsesi mbetet i dobishëm.
Nga studimi i kryer është vënë re se përbërësi redukton dukshëm obezitetin duke bërë të aftë kafshët të përballojnë nivelet e larta të glukozës në gjak.
Por nëse konsumoni 100 gram çokollatë të zezë në ditë mund të përshpejtoni metabolizmin e trupit nëpërmjet glukozës.

