TË FUNDIT

Erdhi për varrimin e gjyshes, e nxorën nga lokali dhe i thanë se…detaje tronditëse nga vrasja në Astir

Kanë dalë sot në dritë detaje tejet të rënda dhe shokuese lidhur me ngjarjen tragjike që u shënuan mbrëmjen e djeshme në Tiranë në zonën e Astirit.

Vilson Tafçiu, që mbeti viktimë e një atentati mësohet se përveç Francës ku ishte arrestuar për trafik droge në mars të vitit 2018 dhe ku kishte qëndruar në paraburgim për 8 muaj para se të deportohej drejt vendit tonë në nëntor të vitit të kaluar, ka jetuar edhe në Belgjikë.

Pista e parë ku janë fokusuar hetimet është pikërisht e kaluara e tij në Francë dhe në Belgjikë dhe konfliktet për shkak të drogës, pasi në familje nuk ka pasur precedent.  Për vrasjen ende nuk ka asnjë të arrestuar. Sipas burimeve nga policia pas ngjarjes kamerat e sigurisë kanë kapur dy makina që kanë ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëra prej tyre është identifikuar dhe drejtuesi është ndaluar, por ka rezultuar se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se ishte larguar nga frika pas atentatit. Ndërkohë që makina tjetër me ngjyrë të zezë që u largua me shpejtësi rezulton se është e autorëve të vrasjes, por ende nuk ka asnjë gjurmë të saj.

28-vjeçari Vilson Tafçiu prej tre ditësh qëndronte në Tiranë, pasi kishte ardhur nga Dibra për varrimin e gjyshes, që jetonte në Institut. Mësohet se viktima që i njihej edhe me mbiemrin Noka mbrëmë ishte i shoqëruar me dy persona në një lokal në rrugën “Teodor Keko” në zonën e ‘Astirit’, kur është thirrur në emër për të dalë jashtë dhe është qëlluar për vdekje me tre plumba në gjoks nga një person.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat