TË FUNDIT

I vunë eksloziv në makinë, ja kush është efektivja e Policisë

Një shpërthim i fortë tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme. Sot detaje të reja janë zbuluar.

Sipas “DurrësLajm” efektivja e policisë së cilës i vendosën lëndë plasëse afër automjetit të saj, është Ornela Buraku.

Ajo ka deklaruar pas ngjarjes përpara oficerëve, se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër. Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe nuk është dëgjuar vetëm në zonën e ish-Kënetës ku ndodhet banesa, por edhe në lagje të tjera duke alarmuar banorët.

Durrës/Informacioni paraprak

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat