TË FUNDIT

Koronavirusi/ 170 të vdekur dhe rreth 8,000 të infektuar

Numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 170, dhe një rast i konfirmuar në Tibet do të thotë se ka arritur në çdo rajon të Kinës kontinentale.

Autoritetet kineze të shëndetësisë thanë që janë 7,711 raste të konfirmuara në vend.

Virusi është përhapur edhe në të paktën 15 vende të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të mblidhet të enjten për të diskutuar nëse virusi përbën një emergjencë globale shëndetësore.

“Në ditët e fundit përparimi i virusit, veçanërisht në disa vende, veçanërisht transmetimi nga njeriu te njeriu, na shqetëson”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të Mërkurën.

Ai përmendi Gjermaninë, Vietnamin dhe Japoninë, ku ka pasur raste të personave që kanë marrë virusin nga persona të tjerë që kanë qenë në Kinë.

Më shumë njerëz tani janë infektuar në Kinë sesa gjatë shpërthimit të Sars në fillim të viteve 2000, por numri i vdekjeve mbetet shumë më i ulët. Sars, gjithashtu një koronavirus, shkaktoi sëmundje akute të frymëmarrjes.

Studiuesit po garojnë për të zhvilluar një vaksinë për të mbrojtur njerëzit nga virusi. Një laborator në Kaliforni ka plane që një vaksinë e mundshme të provohet tek njerëzit deri në qershor ose korrik.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat