TË FUNDIT

Përhapja e koronavirsit tejkalon Sarsin

Numri i rasteve të prekura me koronavirusin e ri ka tejkaluar epideminë e Sarsit, i cili ishte shpërndarë në dhjetëra shtete më 2003.

Në atë vit ishte raportuar për 8,100 raste të prekura me Sars, virus që kishte shkaktuar probleme të rënda me frymëmarrje.

Mirëpo koronavirusi i ri është raportuar të ketë infektuar 9,962 persona, që fillimisht ka shpërthyer në muajin dhjetor në Kinë.

Aktualisht 213 persona kanë vdekur nga ky virus, të gjithë në Kinë. Ndërsa virusi i Sarsit i mori jetën 714 personave.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale për këtë virus.

Sipas saj, përveç Kinës, në gjithë botën janë raportuar 98 persona të infektuar, por jo edhe për vdekje.

Gjermania, Japonia, Vietnami, Shtetet e Bashkuara, Tajlanda dhe Koreja e Jugut kanë raportuar raste të pacientëve të infektuar nga njerëz që kishin udhëtuar në Kinë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat