TË FUNDIT

Lëshoi sinjalin ‘SOS’, kapet skafi me 18 klandestinë në Divjakë, mes tyre gra dhe fëmijë, ja ç’do bënin

Mëngjesin e sotëm, është kapur një skaf me 18 klandestinë kurdë mes tyre katër gra dhe një fëmijë.

Skafi ndërsa ka hasur në det të egër, është detyruar të kërkojë ndihmë me sinjal SOS pranë grykëderdhjes së Shkumbinit në Divjakë.

Me të marrë thirrjen për ndihmë skafet e QNOD Qendra e Operacioneve Detare arritën në pikën ku ai kishte mbetur i bllokuar.

Policia po punon për zbardhjen e skemës së këtij trafiku klandestinësh në këmbim të parave.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat