Presidenti amerikan, Donald Trump, është shpallur i pafajshëm në gjyqin e tij të fajësimit, duke i dhënë fund përpjekjes së Demokratëve për ta hequr atë nga detyra.
Senati, i drejtuar nga Republikanët, votoi për rrëzimin e akuzave ndaj tij.
Akuza ndaj Trumpit për shpërdorim detyre u rrëzua me 52 vota “kundër” dhe 48 vota “pro”.
Ndërsa akuza ndaj Trumpit për pengim të Kongresit u rrëzua me 53 vota “kundër” dhe 47 “pro”.
Demokratët akuzuan zotin Trump në dhjetor se i bëri presion Ukrainës të hetuar një rivalin e tij politik, Joe Biden.
Ai tani do të bëhet presidenti i parë i paditur që do të kërkojë rizgjedhjen.
Trump është presidenti i tretë në historinë e SHBA-së që është liruar nga akuzat në Senat pas Andrew Johnson dhe Bill Clinton.

