TË FUNDIT

Trump tregon si mund të ndalet koronavirusi

Në një kohë kur të gjithë janë të shqetësuar nga përhapja e koronavirusit i cili i ka marrë jetën mbi 1,000 personave, presidenti i ShBA-së Donald Trump parashikoi fundin e epidemisë së koronavirusit.

Gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë ai deklaroi se me rritjen e temperaturave, virusi nuk do të mund të rezistojë.

Por kjo teori e ngritur nga ai nuk është vërtetuar akoma. Vetëm dy javë më parë ai shkruajti në Twitter se temperaturat e ngrohta do ta dobësojnë këtë virus.

Sipas CNN, ekspertët nuk kanë dalë ende në konkluzione të tilla.

“Do të ishte pakujdesi që të thuash se gjërat do të normalizohen me ardhjen e pranverës dhe verës” – shprehet dekani i fakultetit të mjekësisë në Teksas.

Gjatë fjalimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se Kina po bën një punë të shkëlqyeshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Dita e djeshme u shënua si dita me numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në Kinë, ku u regjistruan 97 të tillë.

Por pavarësish t këtyre shifrave, Trump mendon se situata është nën kontroll.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat