TË FUNDIT

U mbulua me gaz një Tiranë e tërë, Sandër Lleshaj shokon me deklaratën: S’pati gjakderdhje

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në interpelancën që po mbahet në Kuvend, është përgjigjur për herë të parë dhe mbi sasinë e gazit lotsjellës që ka marrë nga policia e Kosovës, në kohën e protestave që mbaheshin vitin e kaluar në Tiranë.

Lleshaj me një ndjenjë jo të pakët krenarie, tha se gjatë drejtimit të tij të Ministrisë, ishte arritur një sukses i paparë ndonjëherë, që gjatë protestave nuk kishte pasur asnjë  viktimë.

Lleshaj tha më tej se sasia e granatave me gaz lotsjellës që u mor nga Kosova, nuk u përdor dhe u kthye sërish mbrapsht.

“Policia ka luftuar që të mos ketë asnjë viktimë nga ky dyluftim i pazakonshëm në një vit me radhë protestash. Është arritur që të mbrohet jeta dhe liria e qytetarëve, është mundësuar për herë të parë në historinë e përplasjeve në 30 vite që të mos ketë armë të zbrazura në rrugët e Tiranës, dhe të mos ketë gjakderdhje.

Menaxhimi sipas nesh dhe partnerëve tanë ka qenë më i miri, gazi është përdorur nga rezervat që ka pasur policia e shtetit nga qeveria e mëparshme. Në muajin Qershor është marrë një sasi nga Kosova, por që nuk është përdorur dhe është kthyer mbrapsht sërish”, tha Lleshaj në fjalën e tij në Kuvend.

Mediat kosovare publikuan dy ditë më parë një marrëveshje që Ardi Veliu kishte lidhur me kreun e Policisë në Kosovë, me dijeni dhe të ministrave të brendshëm, për të marrë granata me gaz lotsjellës, për të shtypur protestat e opozitës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat