Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpreson se do të arrijë marrëveshje me presidentin e Ukrainës, Volodomir Zelensky për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Gjithmonë ekziston një shpresë”, tha Putin në intervistë për Tass, duke shtuar se ka ndryshime në qëndrimet e homologut të tij ukrainas.
“Fatkeqësisht, e kemi parë që Zelensky pas kthimit nga Parisi (ku u mbajt samiti i Kuartetit të Normandisë për krizën e Ukrainës) filloi të flasë për nevojën për ndryshimin e marrëveshjes së Minskut. Kjo hap shumë çështje” …., tha Putin.
Në të njëjtën kohë, ai kujton se Rusia dhe Ukraina kanë arritur të bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve, si dhe për kalimin e gazit përmes Ukrainës.
Presidenti rus tha gjithashtu se bashkëpunimi i tyre me Ukrainën shqetëson shumë vende dhe se për këtë arsye ata do të bëjnë gjithçka për t’i ndarë, por ai nuk specifikoi se për cilat vende po mendonte.
Zelensky, i cili u bë president i Ukrainës në pranverën e vitit 2019, deklaroi se qëllimi i tij kryesor është përfundimi i konfliktit në lindje të Ukrainës dhe shprehu gatishmërinë për ta zbatuar marrëveshjen e Minskut.

