Presioni i lartë atmosferik është pozicionuar përkohësisht në Gadishullin e Ballkanit duke influencuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm.
Ditën e sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -4/7°C
Zonat e ulëta -4/15°C
Zonat bregdetare 3/14°C

