TË FUNDIT

“I infektuari i 6 është djal i ri”. Braçe jep detajet për të prekurin me koronavirus: U desh vetëm…

Zv. kryeministri Erion Braçe me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, teksa ka dhënë detaje për të infektuarin e gjashtë me koronavirus, ka bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar drejt vendeve të prekura duhet të qëndrojë të paktën 2 javë në shtëpi dhe të mos frekuentojë ambiente publike.

“Njerez nese keni qene ne itali dy javet e fundit rrini ne shtepi! Mos dilni! Mos shkoni ne kafe a restorante! Infektoni te tjere keshtu! Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses; E dime mire, ne jemi popull shume social, “behemi shume” me njeri tjetrin!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano, “per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!  Vec kaq pak eshte dashur! Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! ri ne shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!”, shkruan Braçe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat