Analisti Fatos Lubonja me anë të një lidhje telefonika në emisionin ‘Real Story’, ka deklaruar se ai vetë është future në vetëkarantinim pas rreth një javë me parë ka mbërritur nga Italia.
Lubonja theksoi se ndjehej mirë, por do të qëndronte 14 ditë në vetëizolim, sipas vendimit të fundit të qeverisë në kuadër të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e Koronavirusit.
“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”.
Ndër të tjera Lubonja tha se ndaj këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe Shqipëria mund të futet në kolaps.
“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare”, vijoi ai.
Dhe në fakt, kush nuk vetë-karantinohet pas mbërritjes nga vende ku është shfaqur Koronavirusi, do të dënohet me 5 mijë euro gjobë nëse del jashtë shtëpisë.

