TË FUNDIT

“Kam parë që përdorin dorashka…”. Mjeku Pëllumb Pipero i revoltuar: Nuk janë higjienike, madje…

Mjeku Pëllumb Pipero, ka qenë dje i ftuar në emisionin “Opinion”,  ku u shpreh i rezoltuar lidhur me përdorimin e dorashkave ‘një përdorimshe’.

Ai pohoi se ky virus, nuk është vdekjeprurës nëse përpiqemi sadopak ta ndalojmë, dhe të kujdesemi maksimalisht për higjenën personale.

Pipero: Dua të ndaj një mendim, që bazohet në udhëzimet e OBSH. Përdorimi i maskave në rrugë sic i shoh çdo ditë, në majë të biçikletës a ku di unë, nuk ka asnjë lloj vlere. Shumica e atyre që shoh unë i mbajnë gjithë ditën, dorezat po ashtu. Ato lloj masksh që kanë qytetarët janë për personat e sëmurë.

Fevziu: Nuk të mbron?

Pipero: Të mbron maksimumi 2 apo 3 orë për të mos nxjerr spërklat. Mund t’i përdorësh kur hyn në një mjet të transportit publik, në metro, nëse shkon në spital.

Fevziu: Ju kam parë që ju vini pa maskë…

Pipero: Dorezat që unë kam parë, që i përdorërin vend e pa vend edhe në vende shërbimi,  janë një përdorimëshe. Ca dmth një përdorim?  E more, përdore telefonin, duhet ta hedhësh. Jo që shet bukën, ndan lekët…Është 100 herë më mirë duke larë duart me ujë dhe sapun. Nuk janë higjenike, nuk janë të shëndetshme, nuk ka  nevojë të përdoren.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat