Policia e Durrësit ka vënë arrestuar pak më parë ‘5 të pabindurit’ që shkelën urdhrin e policisë për të mos dalë me makina private në rrugë.
Burime policore bëjnë me dije se do të merren masa ndëshkuese për çdo person që nuk zbaton urdhërin e dhënë dje për ndalimin e lëvizjeve.
Me urdhër të qeverisë ditën e sotme është i ndaluar qarkullimi i çdo mjeti në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
Në të gjitha pikat kyçe rrugore, dhe lidhëse mes qyteteve janë vendosur postoblloqe policie, të cilat do të bëjnë të mundur kontrollin e çdo mjeti që lëviz, nëse është apo jo i pajisur me leje.
Në rrugë do të lejohen sot vetëm makinat e policisë, ambulancat, makinat e mediave të cilat janë akredituar më herët, si dhe makinat e transportit të mallrave ushqimore për qytetarët.
Vijon…

