TË FUNDIT

“Jam shumë i shqetësuar për…”. Braçe njoftim të fortë: Policia ka gjithë emrat….

Zv.kryeministri Erion Braçe  ka reaguar sot me tone tejet të ashpra lidhur me njoftimin e policisë për identifikimin e të gjithë personave që kanë hyrë në Shqipëri nga Italia gjatë tre javëve të fundit. Braçe thekson se Policia ka emrat e të gjithë këtyre personave dhe do iu trokasë në derë.

Statusi i plotë:

Keshtu e pashe 1/3 Shqiperise, Nga Tirana ne Fier,

Nga mengjesi ne mesdite!

Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;

Shume faleminderit miliona njerezve ne tre qarqet me te medha te vendit per bindjen ndaj rregullave, sakrificen per ti dhene nje stop jetes aktive e per te qendruar ne shtepi;

Shume faleminderit disa mijera sherbyesve te shtetit ne rruge, qendra shendetesore,

Spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare,

Ne vijen e pare e ne gadishmeri per te garantuar rregullat, perballur me perhapjen e korona virusit, shpetuar jete njerezish;

Jam i shqetesuar per disa mijera te ardhur tre javet e fundit nga italia kryesisht,

Kthyer ne shtepite e tyre ne qytet e vecanerisht ne fshat;

Na mirekuptoni,

Ju nuk mund te dilni nga shtepite ne rruge, ne sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura!

Cdonjeri nga rastet e egzaminuara deri tani ka histori udhetimi me italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga Italia!

Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez;

Ju duhet te rrini ne shtepi

Per 14 dite me rradhe!

Policia e shtetit tani ka emrat,

Bashke me zyrtaret vendore do trokase ne dyert tuaja e do garantoje qendrimin tuaj ne shtepi!

Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!

Me shqeteson shume fieri;

E pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo!

Duhet te ndryshoje;

Fieri eshte qarku i dyte i shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet,

Eshte jetik per kete vend!

Fieri duhet te vleresoje realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtepi!

Kafenete u mbyllen sot,

Mbyllur do te rrine!

Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vemendje tek lajmet, njoftimet, regullat, ndalimi!

Nje pjese e te kthyerve nga italia jane ne fshtra;

Duhet te rrine per 14 dite

Ne shtepi!

Policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!

Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne;

Po mbjellin serish pa pushim!

Shume mirenjohje punetoreve te bujqesise kudo ne Myzeqe.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat