Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar sot masat drastike që do merren ndaj të gjithë atyre personave që nuk i bindet urdhrit për të mos dalë me automjete private.
Rama thotë se do t’u hiqet patenta me 3 vjet dhe do t’i sekuestrohet automjeti, të gjithë atyre personave që dalin gjatë kësaj periudhë të vështirë që po kalon vendi me koronavirusin, pa pasur një autorizim nga policia e Shtetit.
“Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit! Frikë aspak, kujdes po!”, shkruan Rama.

