Një ngjarje tejet e rëndë është shënuar në burgun e Peqinit. Mësohet se një i burgosur ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për shtetasin Riza Boni mbi 65 vjeç, i cili ka qenë i dënuar për vrasje.
Burime bëjnë me dije se stafi i burgut ka dyshime se ai ka qenë me koronavirus, pasi ka pasur dhembje të forta barku.
Për shkak se nuk ka mjek në burg, atij nuk i janë marrë ende analizat.
Mungesa e mjekëve në burgun e Peqinit ka qenë një problem i vazhdueshëm, dhe në disa raste të dënuarit i kanë quajtur ç’njerëzore kushtet me të cilat ata përballen.

