Akademiku Arta Fuga ka publikuar pak më parë një status në rrjetin social Facebook, ku iu bën thirrje qytetarëve që të mos bëjnë as shpëtimtarin dhe as trimin me koronavirusin, ndërsa thekson se ky është hall kolektiv. Fuga ka dhënë disa këshilla se si të kalojmë kohën brenda në shtëpi.
Nga Artan Fuga
Askush mos bej as shpetimtarin, as trimin, as te perkedhelurin, as garipin, as aristokratin.
Eshte nje hall kolektiv qe te gjitha kombet po kerkojne ta zgjidhin me solidaritet, modesti, dhe qetesi.
Ata qe duhet te dalin dhe punojne, sigurisht duhet te shkojne ku i therret detyra dhe nevoja. Por nevojat me te domosdoshme.
Te tjeret ne shtepi. Jo me komshinjte!
Disa bejne cilimiun: merzitem ne shtepi.
Dhe kur? Tani. Telefonin e ke? Komuniko! Ëhatsappin me kamera e ke? Komuniko! Kompjuter ke? Lexo. Informoju. Lexo ëikipedian. Meso. Je nxenes, student, studjo. Ndofta dijet qe do te marresh mund te percaktojne jeten tende profesionale!
Televizor ke? Shih filma. Lere politiken! Ke libra? Lexo libra historie ose romane. Ta heqin mendjen. Nuk ke asnje nga keto? Dil ne ballkon, merr ajer. Shih rete ne qiell. Format estetike qe krijojne. Nuk do? Rri mendo cfare gabimesh ke bere ne jete dhe si mendon t’i riparosh ne vitet qe vijne. Ndaj enet ne familje! Po u semur njeri, ndihmon tjetri. Objektivi: mundesisht asnje te mos kete probleme qe te detyrohet te shkoje ne spital! Se atje eshte tjeter histori! Ta kalojme lehte nese na kap.
Nuk beni dot asgje nga keto! Mendoni se po shkaterroni jo veten, ne dreq vafsh, por tani situata eshte qe demton te tjeret.
Virusi je ti!
Vrasesi je ti!
Je me keq se vjedhesi, perdhunuesi, agresori, pedofili, incestuali, krimineli me i madh!
E sigurt.
Prandaj nese asgje nuk te pelqen merre se je arrest shtepie.
Dhe mos u bej i bezdisshem per te afermit e tu se edhe ata kane hallet e tyre.
Do shohesh se do te marresh embelsine e qendrimit ne shtepi!
Trupi ka pas nevoje te qetesohet!
Mendja te ftohet pak!
Gjithe diten ne rruge, ne kafe, ne, jemi pak qyteterim jo rrugac, por rrugor po!

