TË FUNDIT

Habit Ilir Meta, përshëndet vendimin e Ramës dhe Ministres Xhaçka

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook, postimin e bërë pak më parë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila njoftonte se duke nisur nga dita e sotme, Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit do të jenë të pranishëm në çdo market dhe farmaci për të mbikëqyrur nga afër ruajtjen e distancës ndërmjet qytetarëve.

Meta shpreh mirënjohjen e thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës, teksa shton se duhet të qëndrojmë së bashku për të mbrotjur shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i Ilir Metës:

Mirënjohje të thellë dhe falenderim për çdo efektiv të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit në krye të detyrës!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat