TË FUNDIT

“Papërgjegjshmëri totale”. Këshilltari i Metës zbulon historinë me të infektuarin: Shkoi dhe bëri…

Këshilltari i presidentit Meta Ilir Kulla, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka zbuluar një histori me një ndër të prekurit nga COVID-19, i cili sipas Kullës tregoi një papërgjegjshmëri totale me sjelljen e tij, duke infektuar një rrjet të gjerë njerëzish.

Kulla shprehet se një 42-vjeçar i cili ishte kthyer nga Italia pikërisht për ti shpëtuar pandemisë, kur kishte ardhur në Shqipëri kisjhte organizuar një festë me miqtë e tij, më pas kishte shkuar në shtëpinë e të atit, ku kishte infektuar dhe atë, si dhe berberin që e kishte qethur.

Kulla shprehet se është dashur ndërhyrja e policisë së shtetit, për të ndërgjegjësuar këtë person të papërgjegjshëm, i cili tashmë ndodhet së bashku me të atin e tij në spitalin infektiv të Tiranës.

Postimi i plotë i Kullës:

Marr shkas nga kjo foto per t ju treguar nje histori te vertete te cilen e kam vertetuar teresisht sot. Per arsye serioziteti nuk do ju them emrat dhe qytetin ku ka ndodhur. Nje 42 vjecar me bashkeshorten me dhe vajzen per ti ikur Koronavirusit nga Italia vjen ne Shqiperi.

Mbyllet ne nje hotel ne bregdet me familjen. Organizon dhe nje dreke me miq e shoke. Pas pak ditesh kupton qe mund te ishte infektuar dhe nuk telefonon 127. Shkon ne shtepine e prinderve ku jeton i ati per tu karantinuar. Infekton te atin.

Shkon dhe te berberi per tu qethur infekton dhe berberin me shume gjase i cili eshte i karantinuar me temperature te larte. Infekton me gjase dhe nje shokun e tij te ngushte qe eshte me temperature dhe ky ne shtepi. Nderkohe ky berberi nuk dihet sa njerez ka infektuar.

Shyqyr qe u aktivizua policia e shtetit qe e ndaloi pasi ky personazh fshihej qe u be e mundur qe ky dhe i ati te dergoheshin ne spital ku jane ne gjendje te renduar shendetesore. Tani i shkrova keto rradhe per te bere te kuptueshme qe rreziku mund te jemi secili nga ne nga sjellja qe kemi.

Sigurisht une nuk jam shquar kurre si perkrahes i Kryeministrit dhe njerezve te tij perkundrazi, por kur ka te drejte ka te drejte , ruhuni, mos dilni, gjithkush mund te jete rreziku dhe mund te jete kudo. E kuptoj frustimin e izolimit, pa mendoni per familjet e ushtarakeve, policeve, personelit mjeksor dhe per ta vete qe per hir te vertetes jane te ekspozuar ndaj semundjes me shume se te tjeret.

Mendoni per prinderit, per jeten, per krizen ekonomike qe vendi do kaloje si rrjedhoje e pandemise. Sa me te pergjegjshem te jemi aq me pak cmim jetesh dhe social do paguajme. Zoti na mbrofte te gjithe por#duhet te mbrojme veten dhe njeri tjetrin!

 

 

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat