Moti ka bërë sot kthesën e papritur. Pas disa javësh me diell, dita e sotme sipas IGjEUM, do të karakterizohet nga reshje të dobëta të shiut që do të përfshijnë pothuajse të gjithë territorin dhe në terrenet malore Veri-lindore dhe Lindore reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 8 /11 °C
në vendet malore: -4 / 8 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Pritet një forcim gradual i saj deri të martën (dt.24), për t’u bërë problematike në disa zona, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë, sidomos në Perëndim të vendit.

