Hartës së të prekurve nga koronavirusi, mësohet se i është shtuar edhe qyteti i Lezhës, ku dyshohet se një infermiere 54 vjeçare, në testin e kryer mbrëmjen e djeshme, ka rezultuar pozitive me COVID-19.
E prekura me koronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.
54 vjecarja është dërguar mbrëmë tek Infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së saj të vendoset nëse do qëndrojë tek Spitali për terapi intensive ose do vetëkarantinohet në shtëpi.

