TË FUNDIT

“Këtë javë askush s’do dalë nga shtëpia”. ISHP reagim urgjent: Mesazhet të pavërteta, po ju vijnë në telefon

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar sot ndaj mesazheve që kanë mbërritur ose do mbërrijnë në telefonat e qytetarëve, ku thuhej se këtë javë askush nuk duhet të dalë nga shtëpia as për pazar se situata është shumë e rëndë, thekson se janë të pavërteta.

Madje një prej mesazheve, vinte në emër të drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico, për këtë arsye ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit ku thekson se ato nuk komunikojmë miqësisht për situatën, por vetëm në rrugë zyrtare.

 

“Instituti i Shëndetit Publik përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19. ISHP i bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme. Ndiqni më poshtë ju lutem mesazhin e drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico. Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij. Ne nuk komunikojmë personalisht apo miqësisht! Ndiqni burimet zyrtare!! Është koha të kujdesemi për njëri – tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh! Na lejoni t’ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto ” lojra”, njofton ISHP-ja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat