Kryeministri Edi Rama ka treguar se si do të procedohet me aplikacionin online që nga e hëna për leje-daljes për pazar.
Rama thekson se duhet të regjistrohesh në e-albania, ku më pas të vjen një sms ne celular dhe ke vetëm një orë për pazar. Mesazhin duhet t’ia tregosh policit.
Edi Rama: Për të bërë një shpjegim si funksionon. Jam këtu me drejtorin e AKSH dhe e falenderoj gjithë ekipin që në kohë rekord kanë ngriitur këtë sistem. Mënyrën si do marrim leje- daljen dhe mënyrën ssi do lovizim nga e hëna. Përjashtohen ata që janë në punë, nuk ka ndryshim për ata që e kanë autorizimin në punë, kjo është për ata për Pazar.
Linda të lutem.
Linda: Përdorimi i shërbimit është shumë I thjeshtë. Në portalin e- albania shërbimi do të jetë I pari në shërbimet dhe quhet leje për dalje. Ne do kemi të mundur të përcaktojmë ditën që duam dhe unë zgjedh 30 marsin. Mundësohet vetëm një prej familjarëve dhe do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja vetëm një orë. Është nëpërmjet fashës së orarit 05:00- 13:00. Leja shkon me e-mail dhe vjen me e-mail edhe me sms. Duke zgjedhur ndërkohë kam mundësi të finalizoj dhe për konfirmim të vjen e-mail apo një sms për konfirmim. Do të jetë e-maili. Me numër identifikimi, orarin dhe të gjitha.
Edi Rama: Menjëherë leja të shfaqet në telefonin tënd vlen edhe për ata që nuk kanë smartfon. Por kohëzgjatja tek ta është edhe më e madhe.

