TË FUNDIT

Lulzim Basha publikon videon sensibilizuese: Është kohë sakrificash

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video sensibilizuese lidhur me situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi ynë.

Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikmëri këshillat e mjekëve si dhe udhëzimet për distancimin social.

Postimi i Lulzim Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2699996546765467/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat