TË FUNDIT

70 shtetas të BE riatdhesohen me “Air Albania”, Soreca mesazh të fortë Qeverisë

Ambasadori i Bashkimit Europian me anë të një statusi në rrjetin social Twitter,  ka falenderuar qeverinë shqiptare pasi e ka mbështetur për riatdhesimin e 70 shtetasve të vendeve të Bashkimit Europian që ishin bllokuar në vendin tonë.

“Faleminderit 🇦🇱 Qeveria shqiptare për përkrahje konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 # shtetasve të BE-së # Shteteve Anëtare ende të bllokuar në Shqipëri që nga shpërthimi në vendin e # COVID19. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret që siguron në kohë nevoja”, shkruan Soreca në Twitter.

Ndërkohë nuk bëhet me dije se kush paguan kostot e kthimit të personave në fjalë por ajo që dihet është se po transportohne me “Air Albania”.

Nga ana tjetër kujtojmë se qeveria shqiptare ka garantuar se me paratë e saj do riatdhesonte të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë mbetur rrugëve të botës pas krijimit të situatës së emergjencës dhe bllokimit të transportit në sajë të pandemisë së koronavirusit.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat