TË FUNDIT

“Ka ardhur koha e ndryshimit”. Erion Braçe mesazh të ndjerë ditën e ditëlindjes: Mendoja se …

Erion Braçe ka festuar ditëlindjen e tij të 48 brenda në karantinë dhe në këtë ditë ai ka reflektuar thellë mbi gjërat që kanë vërtetë rëndësi.

Braçe ka zgjedhur të flasë për modelin ekonomik në vend, dhe për zhgënjimin që ka marrë nga biznesi i madh dhe të pasurit, që sipas tij në këto kohë kanë menduar vetëm për xhepat e tyre.

Numri 2 i qeverisë shprehet se ka ardhur koha që theksi të vendoset te punonjësit, ku çdokush duhet të ketë të deklaruar rrogën reale, dhe të ndihet mirë në vendin e tij të punës.

Postimi i plotë i Braçes:

NE JETE, TRE GJERA JANE TE SIGURTA; LINDJA, VDEKJA, NDRYSHIMI! MES TYRE KA DATE LINDJE, RUTINE, NDRYSHIMI E THYEN ATE! Nga prilli ne kete prill, tre ngjarje-mes tyre dy termete, nje pandemi e nje gjasme analize, me shtyjne te mendoj forte #NDRYSHIMIN; ne fakt me kane ndryshuar. Per ideologji e shoqni-klientelizem ne fakt, na kane shtyre te besojme se kete vend e mbajne #TePasurit; Poor, #TePasurit thirren me te shpejte #SHTETIN ne rastin me te pare, nderkohe vendit po i dalin zot njerezit e zakonshem; Punetoret e shendetesise, punetoret e pastrimit, punetoret e sigurise, punetoret e bujqesise e ushqimit, shoferet e shitesit eeeej, postieret, kashieret ne banka, gazetaret!

#TePasurit, pjesa me e privilegjuar nder ta-ata qe nuk punojne por arketojne, fitojne pa hesap si kontraktues, koncesionare, zoterues aksionesh, pasurish e qiradhenes te tyre, perhere ankues se ka pune por nuk ka punetore per punet e tyre, tani po cojne me dhune ne shtepi punetoret, pa i paguar, tamam ata qe i kane bere te pasur; I shtyjne ne shkelje te ligjit tek pagesa e papunesise se shtetit, thjesht per te mos prekur fare luksin, fitimet e akumuluara shumefish edhe nga favore fiskale sic ai i #dividentit. Ne nje shoqeri te padrejte, te pabarabarte, ana me e dhunuar nga #pabarazia-punetoret, po i dalin zot njerezve ne nevoje, asaj cik ekonomie qe nuk ka ndalur, shtetit dhe sherbimeve te tij!

 

I jam pa fund mirenjohes! Pa fund! Por nuk mjafton; DUHET TE NDRYSHOJME PUNEN! Ta sigurojme si e drejte themelore e njeriut, te rinjve, ta mbrojme si te tille me ligj e sigurime, ta mirepaguajme ndershmerisht, jo me cmimin e evazionit-duke nisur nga dyshemeja me e larte e pages minimale, ta lehtesojme e diversifikojme ne te mire te produktivitetit! 5 muajt e fundit deshmuan se informaliteti eshte sic ne bashkine e Qelalit, evazioni si ne zonen #Mbi140milone te Rrenit, disa qindra milione euro. Pabarazia e ardhur nga keta dy faktore eshte me e ndyra. DUHET TE RIKTHEJME SHPEJTE PUNESIMIN E FORTE, ME TE ARDHURA TE SIGURTA, NE RRITJE PREJ DYSHEMESE MINIMALE, TEK SHTRESA ME E GODITUR NGA PABARAZIA, PUNETORET! Si? DUKE DEMOKRATIZUAR EKONOMINE!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat